DURRËS, 20 tetor 2014 –  Një  boutique origjinal, kështu muzeu etnografik i Durrësit zbriti për një ditë nga sallat nëpër shkallë manekinë me veshje  firmato të Shqipërisë së Mesme.

Ishte tejet mbresëlënëse veprimtaria “Tradita popullore” e drejtorisë rajonale të kulturës kombëtare të Durrësit që i ka zyrat në shtëpinë “Aleksandër Moisiu” në praninë e të rinjve dhe turistëve.

Veshjet e Shqipërisë së Mesme janë nga më të bukurat, pasi shquhen për pasuri elementesh dhe ngjyrash të jashtëzakonshme, që mund të konkurronin në sfilatat botërore.

Dhe nuk ka se si ndodh ndryshe.

Qyteti tremijëvjeçar ka qenë metropol botëror i antikitetit dhe mesjetës, që ka trashëguar një amfiteatër të veçantë në llojin e vet në shkallë globale, dëshmi e një zhvillimi të tragjedisë, dramës dhe komedisë.

Në dokumente bëhet fjalë për një spektakël që lidhej me emrin e peshkopit Asti, i martirizuar prej kundërshtarëve të tij; për një teatër marionetash rreth shekullit 14-15 që e kishte aktivitetin e vet po në qytetin e Durrësit.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/