Në qytetin e Durrësit, mbrëmjen e së hënës, u organizua një koncert festiv ku morën pjesë disa grupe folklorike nga Rumania, Bullgaria dhe Polonia.
Me nje larmi kostumesh dhe këngë të trevavee te tyre, ato i dhanë gjallëri qytetit të Durrësit dhe morën duartrokitje të shumta nga spektatorët që ndoqën performancën e tyre përgjatë 3 orëve.
Ky koncert festiv u mundësua nga hotel “Bonita”, në të cilin grupet folklorike u akomoduan përgjatë ditëve të qëndrimit në Durrës, në bashkëpunim me Bashkinë Durrës.