Ditën e sotme, në pikat e tregtimit të karburantit në Durrës, një litër naftë ka arritur çmimin 214 lekë.

Dy ditë më parë, nafta tregtohej me 199 lekë për litër, ndërkohë vetëm 48 orë më pas ajo është rritur me 15 lekë.

Ky është çmimi më i lartë me të cilin nafta po tregtohet në 3 javët e fundit, menjëherë pas nisjes së konfliktit në Lindjen e Mesme.

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një bashkëbisedim me furnizuesit e naftës në kuadër të situatës së krijuar nga kriza globale e çmimeve, pas zhvillimeve të fundit të lidhura me luftën në Iran.

Gjatë takimit Rama pretendoi se, ndonëse në bursat ndërkombëtare është regjistruar një rritje e çmimit të naftës deri në 40%, në Shqipëri kjo rritje ka qenë më e moderuar. Ai vlerësoi qasjen e operatorëve të tregut, duke e cilësuar atë si të përgjegjshme në këtë fazë të krizës.