DURRËS, 4 mars 2015 –  Drejtoria e policisë së qarkut njofton se të martën, më 3 mars 2015, ora 13.00, u ndalua i kërkuari Alfred Bolloku, 34 vjeç, banues në Laç. Policia thotë se gjykata e e Krujës, më 4 shtator 2014, ka caktuar ndaj Bollokut masën e sigurisë së arrestit në burg për veprën penale të prodhimit e shitjes së narkotikëve e kryer në bashkëpunim.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/