Një banor i lagjes nr.18 në Durrës është shokuar kur ka konstatuar natën e ndërrimit të viteve gëzhoja plumbash në oborrin e shtëpisë së tij.

56-vjeçari H.V. ka bërë denoncimin në polici për këtë rast, që fatmirësisht nuk ka shkaktuar të lënduar. Paraprakisht dyshohet se fqinjë të 56-vjeçarit kanë qëlluar me armë zjarri natën e ndërrimit të viteve dhe disa nga gëzhojat kanë rënë në oborrin e tij.

Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Një ngjarje e ngjashme u regjistrua në rrethin e Kurbinit mesnatën e ndërrimit të viteve dhe për shkak të një plumbi qorr që e goditi në taracën e shtëpisë humbi jetën 16-vjeçari nga Laçi, Klejdi Gjeta.

20 vite pas vitit të mbrapshtë 1997, shqiptarët ende nuk kanë hequr dorë nga përdorimi i armëve të zjarrit në raste festash. Dhe ky 'zakon' absurd vazhdon merr jetë të pafajshme.