Për të gjithë ata që e njihnin nga afër, humbja e tij e papritur ishte një goditje e rëndë. Inspektori i njësisë nr.5 në Durrës, Veli Ajdini ka ndërruar jetë në gjumë, për shkak të një infarkti kardiak.
Një punonjës i papërtuar dhe mjaft i përkushtuar në detyrën e tij, Ajdini mbylli sytë në mënyrë të papritur duke lënë një dhimbje të thellë tek familjarët, të afërmit, miqtë e kolegët.
“62-vjeçari ishte një nga punonjësit më të dalluar të njësisë që unë drejtoj, një nga bashkëpunëtorët më të mirë. Së bashku kemi punuar edhe 18 orë në ditë gjatë kohës së tërmetit dhe më pas pandemisë. Ishte e papritur për të gjithë ne”,– thotë kreu i njësisë nr.5, Erjon Meka, për “DurrësLajm”.
Ndërkohë, përmes një statusi në rrjete sociale, Meka shpreh konsideratën e lartë që kishte për 62-vjeçarin Ajdini dhe i duket ende e pabesueshme që ai u nda në mënyrë të papritur nga jeta.
“Nga momenti që e mora vesh se besova dhe akoma nuk e besoj që ti na le…. I lumtur që pata nderin të bashkëpunoja me ju z.Veli Ajdini,,,Veshtirë të takoj një njeri të veçantë, korrekt dhe punëtor si ty . Për mua do ngelesh gjithmonë një mik, shok dhe bashkëpuntor i pazëvendësueshëm..Kështu do të kujtoj gjithnjë un
Qofsh i xhehnetit Veli Ajdini.
I paharruar kujtimi yt”,- shkruan Meka.





