Është ndarë nga jeta inxhinieri i njohur durrsak Pavllo Roko.

Roko ka mbyllur sytë në moshën 88 vjeçare.

Pavllo Roko mbaroi shkollën në Bashkimin Sovjetik (1950-55) si inxhinier i mekanikës bujqësore. Për disa vite ai mbajtu detyrën shumë delikate të drejtorit të Uzinës Mekanike Bujqësore në Durrës (1969-1974).

Njëkohësisht, shumë mund ta kujtojnë Rokon në pozicionin e mësimdhënësit në shkollën e mesme pa shkëputje nga puna.