Ndahet nga jeta profesori i njohur i matematikës Gëzim Hoxha.
Për shumë vite me rradhë, presor Gëzimi siç e thërrisnin të gjithë nxënësit, përgatiti breza të tërë në gjimnazin “Gjergj Kastrioti” të Durrësit.
Nga të gjithë nxënësit por edhe bashkëqytetarët kujtohet si një profesor i nderuar dhe respektuar, një burrë i urtë dhe i mençur, një arsimtar i përkushtuar dhe njeri me zemër të madhe.
“GËZIM HOXHA, profesori ynë (R.I.P)
Lajmin për ta shpërndare ma lanë mua. Fjalët me janë larguar. Dua të të kujtoj takimin e fundit. Kafen e fundit tek Blu Star. Besimin tënd të palëkundur se do bëheshe më mirë.
Të deshëm shumë profesor GËZIM HOXHA. Vite që kishim mbaruar gjimnazin GJERGJ KASTRIOTI dhe përsëri kërkonim mendimin tënd.
Ishe njeri i madh profesor, kishim fat që mësuam shumë prej teje”– shkruan në rrjete sociale një nga ish-nxënësit e tij, Doranin Agalliu.
Varrimi i profesor Gëzim Hoxhës, do të bëhet ditën e diel, në orën 12.00.





