Specialistët e Seksionit kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës bënë të mundur ndalimin e dy shtetasve në kërkim.
Në pranga ranë, M. Roli 58 vjeç, banues në Fushë-Krujë dhe I. Beqiri 41 vjeç, banues në Durrës.
Roli u ndalua pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë e ka dënuar me 2 vjet burgim për veprën penale “Mashtrimi”.
Beqiri u ndalua pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës e ka dënuar me 2 vjet burgim për veprën penale “Vjedhja me anë të mashtrimit”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.





