24 nëntor 2015 – Policia e Durrësit bëri sot ndalimin e pesë punonjëse, të tjerë, të portit të Durrësit, në lidhje me kapjen e një sasie të konsiderueshme lënde narkotike Cannabis Sattiva në Portin e Barit më datë 17.11.2015.
Të ndaluarit janë: Redi Demiri 34 vjeç,Ilir Shtama 42 vjeç, Fitim Demollari 45 vjeç, Artur Habib 51 vjeç dhe L. G. 42 vjeç, banues në Durrës.
Ndërkohë, më datë 18.11.2015 janë ndaluar dy punonjës të tjerë, konkretisht: Fatjon Trezhnjeva 28 vjeç dhe Edmond Hysko 42 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Nga veprimet e para hetimore rezultoi se mjeti që kishte lëndën narkotike, para se të kalonte në Portin e Durrësit, ishte skanuar nga Shoqëria ”Rapidskan S 2 Albania” që merret me skanimin e automjeteve në Portin e Durrësit.
Shtetasit e mësipërm, punonjës në këtë shoqëri, nuk kanë bërë asnjë lloj sinjalizimi, megjithëse gjatë skanimit është vërejtur që në mjetin me targa AA 292 JY dhe rimorkion me targa ACR 715 ka patur dy lloje ngarkesash.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale "Shpërdorim detyre në bashkëpunim".
/portal DurresLajm/





