DURRËS, 11 shkurt 2015 – Drejtoria e policisë e qarkut Durrës njofton se të martën, më 10 shkurt 2015, ora 13.00, u ndaluan të kërkuarit Mateus Haku, 21 vjeç dhe Juljan Malasi, 20 vjeç, të dy banues në Durrës.
Blutë sqarojnë se të hënën, më 9 shkurt 2014, ora 22.50, të rinjtë kanë tentuar të vjedhin me dhunë xhiron ditore në një pikë bastesh në lagjen nr. 13 (Plazh), pronë e shtetasit Ë. Y. 39 vjeç, banues në Durrës.
Të ndaluarit janë shpallur në kërkim të martën, më 10 shkurt 2015.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





