DURRËS, 27 janar 2015  Drejtoria e policisë së shtetit e qarkut Durrës-Krujë njofton se të hënën, më 26 janar 2015 u arrestuan tre të kërkuar nga gjykatat: Spartak Buna, 19 vjeç, banues në Durrës, sepse gjykata e Durrësit, më 26 nëntor 2013, e ka dënuar me  9 muaj burgim për veprën penale të vjedhjes në bashkëpunim; Lazërin Prifti, 26 vjeç, banues në Durrës, sepse gjykata e Durrësit, më 15 mars 2012, e ka dënuar me  4 muaj burgim për veprën penale të përvetësimit të parave apo mallrave të vjedhura; Sabri Hida, 52 vjeç, banues në Tiranë, sepse gjykata e Krujës, më 17 shator 2014, ka caktuar masë sigurimi arrest me burg për veprën penale të kultivimit të bimëve narkotike.           

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/