Policia e Durrësit ka arrestuar një të ri nga Durrësi pasi u kap me 2.5 gramë lëndë narkotike të dyshuar Cannabis Sattiva.

Burimet zyrtare bëjnë të ditur se u arrestua Eldion Ahmet, 20 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit të ushtruar, në lagjen Nr.13, në automjetin tip Benz me targa AA 253 JJ, i’u gjet dhe i’u sekestrua në cilësinë e provës materiale rreth  2.5 gram lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva.

Materialet i kaluan Prokurorisë  së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar në nenin 283/1 të Kodit Penal.