Policia e Durrësit ka kapur dhe ndaluar një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin:
A.V., 30 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se më datë 14.08.2020, ka vjedhur orendi shtëpiake në banesën e shtetases N.B.”, njoftojnë burimet zyrtare.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës, për veprime të mëtejshme.





