Një 30-vjeçar i shpallur në kërkim ka rënë në prangat e policisë në Durrës.
I riu ishte dënuar me burg nga gjykata e qytetit bregdetar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, ndaluan shtetasin E. T., 30 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.”, thuhet në njoftimin e burimeve zyrtare.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.





