Durrës, 21 shkurt 2014 – Forcat e policisë së Durrësit, në bashkëpunim me ato të Tiranës, ndaluan mesnatën e kaluar një 32-vjeçar të shpallur në kërkim për veprën penale të vjedhjes me dhunë të kryer në bashkëpunim.
Burime zyrtare nga drejtoria e policisë së qarkut bënë të ditur se Spiro Dede, banues në lagjen 4 të Durrësit, është ndaluar në një banesë në Allias të Tiranës, ku strehohej dhe fshihej prej disa kohësh. Gjykata e Durrësit tre muaj më parë kishte marrë ndaj tij masën “Arrest me burg” në mungesë, pasi në tetor të vitit të kaluar 32-vjecari Dede dyshohet të ketë vjedhur nën kërcënimin e armës një automjet tip Benz.
/Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





