12 qershor 2015 – Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë së Durrësit, kanë bërë të mundur ndalimin e 36-vjeçarit Edmond Ftoji, banues në Durrës, i cili akuzohet për vjedhje.
Sipas policisë, Ftoji ka vjedhur banesën e shtetasit Sh.B., 46 vjeç, banues po në Durrës, ku i ka marrë një televizor dhe një biçikletë.
I akuzuar për veprën penale të ‘Vjedhjes’, materialet në ngarkim të Edmond Ftojit i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/