Policia e Durrësit ka ndaluar një shtetas të shpallur në kërkim.

Mësohet se, më datë 27.05.2018, është ndaluar 26-vjeçari me inicialet B.V., banues në Durrës.

Siç bëjnë me dije forcat blu, 26-vjeçari është dënuar nga Gjyakata e Shkallës së Parë Durrës, me 18 muaj burg.

I riu akuzohet për veprën penale “Vjedhja” me dhunë, nenet 139 e 22 të Kodit Penal.