DURRËS, 6 mars 2015 – Drejtoria e policisë e qarkut njofton se të enjten, më 5 mars 2015, ora 21.00, u bë ndalimi i shtetasit në kërkim Përparim Tahiraj, 32 vjeç, banues në Sukth. Blutë sqarojnë se Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, më 3 shkurt 2015 e ka dënuar në mungesë me një vit burg për veprën penale të dhunës në familje.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





