DURRËS, 5 shkurt 2015 –  Drejtoria e policisë së shtetit e qarkut Durrës-Krujë njofton se të mërkurën, më 4 shkurt 2015, ora 10.30, u ndalua shtetasi në kërkim Hasan Gjoka, 51 vjeç, banues në Shijak.

Burimi saktëson se Gjykata e Apelit Durrës, me vendim më 2 shkurt 2015, ka caktuar për 51-vjeçarin masën e sigurisë të arrestit në burg për veprat penale të dhunës në familje dhe kundërshtimit të punonjësit të policisë së rendit publik.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/