Policia ka ndaluar një shtetas me qëllim ekstradimi drejt Italisë i dënuar me 30 vite burg.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me Forcat e Posaçme Operacionale Tiranë kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit me qëllim ekstradimi drejt Italisë, konkretisht:
- A.K. 49 vjeç, banues në Shijak.
Gjykata e Apelit në Milano, Itali, me vendim Nr 915/2016, datë 09.02.2016, e ka dënuar me 30 vjet burgim për veprën penale "Organizata kriminale me qëllim trafikimi të lëndëve narkotike" parashikuar në nenet 62, 110, të Kodit Penal Italian, dhe ligjit nr 309/90 "Për drogat".
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme .





