DURRES, 14 shkurt 2013 – Ndalohet drejtuesi i automjetit që mbrëmjen e së mërkurës aksidentoi për vdekje një 38 vjeçar që po lëvizte me biçikletë në autostradën Durrës – Tiranë.

Policia e Durrësit bën të ditur se shkaktari i aksidentit, 24 vjeçari Fation Pashaj, nga Vlora është dorëzuar vetë pranë komisariatit të policisë. Pashaj ka qenë duke udhëtuar në aksin Durrës-Tiranë me automjetin e tij tip Renault me targa italiane, kur ka aksidentuar 38 vjeçarin Durim Bicaku, nga Nishtulla, Durrës.

Përplasja ka qenë mjaft e fortë dhe i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme 38 vjeçarit, ndërkohë që Pashaj është larguar me shpejtësi nga vendngjarja, për t’u dorëzuar vetëm pak orë më vonë. 

(m.l./AGJENCIA E LAJMEVE "DYRRAH")