Durrës, 19 prill 2014 – Ndërpriten operacionet e kërkimit për 37 vjeçarin Gentian Peta, nga Gjirokastra, i cili u hodh në det mëngjesin e sotëm nga trageti “Bridge”, ndërsa ky i fundit ndodhej 12 milje larg portit të Durrësit.
Operacionet e kërkimit vijuan gjatë gjithë ditës, por pa rezultat. Për shkak të errësirës dhe motit të paqendrueshëm, operacioni është ndërprerë në mbremje, për të rifilluar sërish në të gdhirë.
Operacionet e kërkimit, në momentet e para të hedhjes në det të 37 vjeçarit Peta, u kryen nga personeli i tragetit, ndërkohë që më pas në ndihmë të tyre kanë shkuar edhe mjete të Guardia di Finanza dhe Rojes Bregdetare.
Kushtet e këqia atmoferike i bënë edhe më të vështira kërkimet në det të hapur. 37-vjeçari, babai i dy fëmijëve, prej katër vitesh jetonte dhe punonte në Gjermani dhe ditën e sotme po kthehej në familje.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





