Vijojnë kontrollet në subjektet që ushtrojnë aktivitetin në kundërshtim me Aktin Normativ, duke u kthyer në burim rreziku për përhapjen e COVID-19. Kontrollet kanë vijuar edhe në drejtim të evidentimit dhe goditjes së krimeve mjedisore dhe paligjshmërisë në fusha të ndryshme.

Procedohen penalisht dy administratorë hotelesh, për zaptim të sipërfaqjes publike me shezlongë. Ndëshkohet administrativisht administratoi i një lokali, për mosrespektim të protokolleve të sigurisë.

-Në vijim të kontrolleve në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, shërbimet e Policisë kanë evidentuar në lagjen nr. 13, Durrës, një subjekt në kundërshtim me Aktin Normativ, për distancën e sigurisë midis personave. Për këtë subjekt me administator shtetasin M. K., nga ISHSH-ja u vendos masë administrative 100.000 lekë. 

-Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Plazh, në vijim të kontrolleve të vazhdueshme për parandalimin e krimeve mjedisore, proceduan penalisht shtetasit Z. F., 61 vjeç dhe H. D., 47 vjeç, banues në Durrës, administratorë të dy hoteleve të ndryshme në lagjen nr. 13, Durrës, sepse pas kontrollit të ushtruar janë konstatuar se kishin zënë me shezlongë, një sipërfaqe të plazhit publik, pa lejen e organeve përkatëse.