DURRËS, 1 gusht 2014 –  Ndihma ekonomike e korrikut 2014 për varfanjakët e qytetit bregdetar detyron mbledhjen e këshillit bashkiak në mesditën e parë të javës së parë të gushtit të pushimeve.

Të hënën, më 4 gusht 2014, ora 12.00, në sallën e mbledhjeve të Këshillit  zhvillohet mbledhja e “parlamentit” vendor, ku rendi i ditës ka vetëm tri pika, ku më e ngutshmja është ajo për dhënien e ndihmës ekonomike për periudhën 1-31 korrik 2014.

Nga ana tjetër, do të rishikohen dy vendime të këshillit bashkiak të 2 dhjetorit 2013: “Për sistemin e taksave dhe tarifave vendore në qytetin e Durrësit” i ndryshuar dhe zhvendosje emrash në komisionet e përhershme pranë këshillit bashkiak.  

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/