DURRËS, 23 shtator 2014 –  Komanda e Forcës Detare (FD), me seli në Plepa të Durrësit, njoftoi se, në zbatim të “Projektit shqiptaro-norvegjez të Informacionit Hidrografik ALNO-HIP”, zhvilloi një vizitë teknike në Institutin e Gjeografisë Ushtarake (IGJU), Shërbimin Hidrografik dhe komandën e FD-së një delegacion i Shërbimit Hidrografik norvegjez.

Gjatë vizitës në komandën e Shërbimit Hidrografik të FD, e vendosur në Portin e Durrësit, skandinavët diskutuan së bashku me kolegët shqiptarë detajet teknike të zbatimit të këtij projekti të rëndësishëm për Shërbimin Hidrografik, si dhe mbi problemet mbi planifikimin, shkëmbimin përfundimtar të pikëpamjeve për projektin, shpenzimet financiare, integrimin e sistemeve dhe standardeve ndërkombëtare që kanë lidhje me sistemin dhe afatet kohore të zbatimit të tij.

Në vijim u bë një vizitë në anijen “Iliria”, ku u u prezantuan karakteristikat teknike të kësaj anijeje dhe u fol për mundësinë e përshtatjes së saj për këtë projekt.

Delegacioni nordik u prit në një takim të veçantë nga komandanti i Forcës Detare, gjeneral brigade Qemal Shkurti, që theksoi se ky projekt rrit kapacitetet operacionale të Shërbimit Hidrografik dhe është lajm i mirë jo vetëm për Forcën DetareFD-në, por për dhe për shtetin shqiptar.

Ekspertët e dy vendeve shpjeguan detaje të projektit, sikurse janë vendosja e sistemit  multibeam dhe softuerëve të nevojshëm, instalimi i pajisjeve për përpunimin e administrimin e të dhënave hidrografike, trajnimi i personelit hidrograf për përdorimin e aparaturave e pajisjeve, etj, thanë Plepat.

Projekti do të zgjasë 3 vjet dhe u propozua që më datën 27 nëntor 2014 të firmoset marrëveshja e bashkëpunimit midis ministrive të Mbrojtjes të të dy vendeve.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/