· Policia gjermane: Sazan Hysi në vitin 2013 ka marrë në dorëzim 26 kg marijuanë
DURRËS, 27 janar 2015 – Drejtoria e policisë së shtetit e qarkut Durrës-Krujë njofton se të hënën, më 26 janar 2015, ka filluar procedimi penal në liri për Sazan dhe Fatbardhë Hysin, të dy në moshën 48-vjeçare, banues në Durrës. Organet e ruajtjes së rendit bëjnë të ditur se në informacionet që kanë marrë, rezulton se këta dy shtetas kanë kryer shumë transaksione bankare në shuma të konsiderueshme në kohë të ndryshme.
Po ashtu ky burim zyrtar shton se forcave bregdetare të zbatimit të ligjit u është dërguar dhe një raport i policisë gjermane në lidhje me hetimet në ngarkim të Sazan Hysit si dhe personave të tjerë, ku dyshohet se në vitin 2013 ka marrë në dorëzim 26 kg marijuanë.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





