DURRËS, 21 janar 2015 – Drejtoria e policisë e qarkut Durrës-Krujë njofton se të martën, më 20 janar 2015 filloi procedimi penal në gjendje të lirë për 23-vjeçarin R. H., banues në Durrës.
Organet e rendit thanë se rreth orës 13.00, në segmentin rrugor nga sheshi “Pranvera” te Mauzoleu i Dëshmorëve, duke drejtuar motoçikletën tip “Aprilia”, R. H-ja u përplas me një “DaimlerChrysler”, me targa AA 110 DS, me drejtues shtetasin I. T, 56 vjeç, banues në Durrës.
Nga karamboli u lëndua vetë drejtuesi pa patentë i motoçikletës, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Foto: nga arkivi.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





