DURRËS, 15 janar 2015 –  Drejtoria e policisë së shtetit e qarkut Durrës-Krujë njofton se të mërkurën, më 14 janar 2015, hapi çështje penale në gjendje të lirë për dy autorë aksidentesh me  të lënduar.

38-vjeçari D. F., banues në Durrës, rreth orës 22.00, të martën, më 13 janar 2014, në segmentin rrugor Ura Dajlanit-Plepa, në sektorin Hekurudha, lagja nr. 13 (Plazh), duke drejtuar një “Chevrolet” u përplas me një rulot në anë të rrugës. Sipas bluve, 38-vjeçari ishte i dehur. Në këtë aksident u lënduan dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën vetë drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja K. K.,19 vjeçe, banuese ne Tiranë. 

49 vjeçari Gj. Q., banues në Laç, rreth orës 14.30 të së mërkurës, 14 janar 2015,, në boshtin rrugor Laç – Fushë-Krujë, duke drejtuar një “Volkswagen” ambulancë me targë LA 6106 A ka goditur nga pas një “Audi” me targë KR 7626 A, me drejtues 79-vjeçarin T. Gj., banues në Krujë. Ky i fundit, pasi ka marrë mjekimet në Spitalin Ushtarak Tiranë është larguar për në banesën e tij pa probleme për jetën. 

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/