Në korrik 2014 u dënua me 8 muaj burg për “korrupsion pasiv në sektorin privat” dhe “falsifikim”

DURRËS, 20 janar 2015 –  Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit njofton se të hënën, më 19 janar 2015, seksioni kundër korrupsionit i qarkut të Durrësit filloi procedimin penal në gjendje të lirë për 63-vjeçarin N. P., banues në Durrës, ish-kryetar i Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar të Durrësit, pasi dyshohet se, para muajit shkurt të vitit 2014, duke shpërdoruar detyrën, në kundërshtim me ligjin, i ka lëshuar një vërtetim familjes SH. 

Është interesante se blutë e Durrësit, 11 muaj më parë, më 18 shkurt 2014, në bashkëpunim me Prokurorinë, pas disa ditësh hetimesh mbështetur mbi deportimin e shumë emigrantëve që kishin kërkuar azil në vendet e BE-së, arrestuan si të dyshuar N. P.-në, kryetar i Komitetit të Pajtimit Durrës, dhe dy bashkëpunëtorë të tij (në foto). Gjykata e Rrethit ka dhënë masën e sigurisë “arrest në burg”, për akuzat “korrupsion pasiv në sektorin privat” dhe “falsifikim”, në bashkëpunim. Në korrik 2014 togat e zeza e e dënuan me 8 muaj burg.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/