Investigim i “Dyrrah”-ut / Ngurrimi i policisë së Durrësit për identifikimin e administratorit të “Auto Star shpk” Gramsh-Tiranë, Zamir Balliu ndonëse makinat e tij kapen për herë të tretë me kontrabandë minerali.
Koncesion 20-vjeçar në vitin 2009 dhe lidhjet me një tender 89 mijë dollarë për mbeturina në vitin 2003 me ministrinë e Mbrojtjes, ja pse ngurron policia e Durrësit
DURRËS, 12 nëntor 2013 – Uniformat blu bregdetare kanë nisur procedim penal në gjendje të lirë ndaj Zamir Ballit, bosit të kompanisë së nxjerrjes dhe eksportit të hekur-nikelit nga miniera e Barbateshit, afër Çervenakës përballë liqenit të Pogradecit, pasi është hera e tretë që i bllokohen automjete me mineral në portin e Durrësit. Kontrabandë edhe me hekur-nikelin, aksioni kombëtar i uniformave blu zbuloi dhe sekuestroi në portin e Durrësit një kamion me mineral, pasi nuk po vihet mend dhe firma procedohet për herë të tretë.
PESHIMI
Drejtoria e policisë së shtetit për qarkun e Durrësit njoftoi se të hënën, më 11 nëntor 2013, seksioni kundër krimit ekonomik procedoi në gjendje të lirë 54-vjeçarin Z. B. Nnuk dihet pse jepet me iniciale emri i Zamir Balliut, me banim në Tiranë, duke e cilësuar nga ana tjetër si “administrator në kompaninë Auto Star shpk”, teksa botërisht emri i tij del në uebsajtin e kompanisë (shih faksimilen). Ai akuzohet për fshehje të të ardhurave dhe falsifikim të vulave, stampave dhe formularëve. Gjatë peshimit në portin e Durrësit të kamionit me targa AA049DX, që vinte nga minierat e Librazhdit (më saktë, nga Pogradeci?), rezultoi se një sasi prej 44,88 tonë hekur-nikeli nuk ishte pasqyruar në faturën tatimore. Minerali dhe automjeti u sekuestruan dhe u lanë në ruajtje.
NGURRIMI
Ngurrimi i policisë për Balliun, që kapet mat për të tretën herë, ndoshta vjen dhe nga fakti se, ndonëse licencën e koncesionit 20-vjeçar në Barbatesh të Çervenakës Pogradec e ka marrë më 4.8.2009, ai ka lidhje të vjetra me pushtetarët e sotëm. Mësohet se kjo firmë ka fituar një tender në Ministrinë e Mbrojtjes në vitin 2003 për mbledhje plehrash me vlerë mbi 89 mijë dollarë (shih: http://www.
PËR HERË TË TRETË
Sipas forcave ligj-zbatuese bregdetare, ky është procedimi i katërt penal, filluar në tre raste ndaj subjektit Auto star shpkdhe në një rast ndaj subjektit Vllazëria Minerals Albania për veprat penale të fshehjes së të ardhurave dhe falsifikimit të vulave, stampave apo formularëve. Bëhet fjalë gjithsej për 10 automjete me krom dhe hekur-nikel, nga të cilat në dokumentet shoqëruese të ngarkesës synohej të fshihej një sasi prej 137, 84 tonë mineral.
Info
Kompania “Autostar Shpk Gramsh Alba”, me administrator Zamir Balliu dhe drejtor të përgjithshëm Rashel Alimuçi, ka këto adresa: “Auto Star” Shpk, lagjja “Sporti” Gramsh dhe Rruga e Durrësit nr, 144 Tiranë. Ka një licencë nr. 1393, datë 4.8.2009 për nxjerrje të mineralit, transport, tregtim dhe eksport-importi të hekur-nikelit, Barbatesh, afër fshatit Çervenakë Pogradec. Sipas http://www.steelorbis.com/
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





