DURRËS, 23 dhjetor 2014 – Drejtoria e policisë së shtetit e qarkut Durrës-Krujë njofton se të hënën, më 22 dhjetor 2014, ka filluar procedimi penal për dy 19-vjeçarë me banim në qytetin e Durrësit: J. A. dhe A. M..
Për ta ka bërë kallëzim në polici I. H., 23 vjeç, banues në Durrës. Denoncuesi ka treguar se rreth orës 10.30 të së hënës, 22 dhjetor 2014, ka pasur një konflikt çastit në lokalin e tij për motive të dobëta.
19-vjeçarët e kanë goditur të zotin e lokalit me grushte e sende të forta. Materialet i kaluan prokurorisë rrethit gjyqësor Durrës për veprën penale të plagosjes së lehtë me dashje, e kryer në bashkëpunim.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





