DURRES, 01 mars 2013 – 5 muaj pas caktimit në detyrë si zv/drejtor i Policisë së Qarkut të Durrësit, Krenar Ahmeti është rikthyer në postin e shefit tëpolicisë rrugore në kryeqytet.

Vendin e mbetur bosh në drejtorinë e policisë së Durrësit e ka zënë Asllan Shyti. Ahmeti është emëruar ditën e sotme shef i sigurisë rrugore, pasi mbajti për 5 muaj postin e zv/drejtorit për rendin në qytetin bregdetar.

/m.b. Agjencia e Lajmeve "Dyrrah"/