DURRES– Durrsakët kanë bërë lëvizjen e radhës në merkato. Ndërsa tifozeria priste blerjen e ndonjë lajtari të ri, ndryshimi i bërë i përket pankinës. Është larguar nga posti i zv. trajnerit Oert Kote, ndërsa në vend të tij është emëruar Sedat Pajaziti.

Ky i fundit do të jetë krahu i djathtë i teknikut Gentian Begeja për pjesën e mbetur të këtij sezoni. Sipas burimeve të klubit, Kote do të ketë të njëjtin post teksa do të drejtojë përkrah ish-shokut të tij të skuadrës tek Teuta, Kel Xhahi, i cili drejton skuadrën e U 19 e Teutës.