Durrës, 1 shtator 2014  – Ditët e fundit në Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Durrësit janë kryer disa ndryshime, të firmosura nga drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Artan Didi.

I pari që u largua nga detyra ishte Ardi Veliu, shefi i komisariatit të Durrësit.

Veliu u ngrit në detyrë duke u emëruar në postin e zv.drejtorit të Qarkut, për shërbimet e rendit të Policisë së kryeqytetit. Veliu zëvendësoi në këtë detyrë Pandi Sullaj.

Sot u mësua emri i shefit të ri të komisariatit të Durrësit. Në krye të uniformave blu të qytetit bregdetar do të jetë Ervin Hasrama.

Ndërkohë Jaeld Çela, zv/Drejtori i Policisë së Qarkut Durrës është emëruar Drejtor i Policisë së Qarkut Vlorë.

Ende nuk dihet se kush do ta zëvendësojë Çelën në këtë detyrë.

 

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Artan Didi firmosi këto ndryshime:  

Sokol Bizhga është emëruar në detyrën e Drejtorit të Studimeve Strategjike në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë

Pëllumb Nako është emëruar Specialist në Drejtorinë e Studimeve Strategjike

Bilbil Mema është emëruar Drejtor i Qendrës së Formimit Policor

Kastriot Skënderaj është emëruar në detyrën e Drejtorit të Policisë së Qarkut Gjirokastër, më parë kryente detyrën e Drejtorit të Policisë së Qarkut Vlorë

Alban Çela është emëruar në detyrën e drejtorit të Policisë së Qarkut Kukës, më parë kryente detyrën e Zv/Drejtorit të Policisë së Qarkut Berat

Ilirjan Balla është emëruar Shef Sektori në Drejtorinë për Krimet e Rënda në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, më parë kryente detyrën e Drejtorit të Policisë së Qarkut Kukës

Afrim Tafa është emëruar Zv/Drejtor i Policisë së Qarkut Berat, më parë kryente detyrën si Shef Sektori në Drejtorinë për Krimet e Rënda në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit

Jaeld Çela është emëruar Drejtor i Policisë së Qarkut Vlorë, më parë kryente detyrën e Zv/Drejtorit të Policisë së Qarkut Durrës

Ervin Hasrama është emëruar Shef i Komisariatit të Policisë Durrës

Erdit Elmazi është emëruar Shef i Komisariatit të Policisë Fier

Rifat Çoku është emëruar Shef i Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe

Haki Hasanbega është emëruar Shef i Komisariatit të Policisë Mallakastër

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/