Në 6-mujorin e parë të këtij viti në portin e Durrësit janë përpunuar afro 1 milion e 800 mijë ton mallra të ndryshme, ose mbi 123 mijë ton më shumë se sa e njejta periudhë e vitit të kaluar. Gjatë periudhës janar-qershor 2017 janë përpunuar 279 anije tregtare dhe 448 tragete gjithsej.
Sipas burimeve nga Sektori i Statistikave në APD, tragetet kanë transportuar 6 përqind më shumë mallra krahasuar me 6 muajt e parë të vitit 2016, por edhe anijet kanë patur një rritje prej 8 përqind.
Eksportet kanë rregjistruar një rritje prej 27 përqind më shumë se sa në të njejtën periudhë të vitit paraardhës, ndërsa importet kanë ruajtur thuajse të njejtin volum referuar 6 muajve të parë të vitit 2016.
Numri i përgjithshëm i kontejnerëve (njësi kontejnerike – TEU) të përpunuar është 990 njësi më shumë se sa në shifrat e vitit të kaluar dhe arrin në 53.908 njësi gjithsej.
Çimento rifuzo, kromi dhe zinku mbeten ndër mallrat e para në listën e eksporteve në këto 6 muaj, ndërsa qymyri koks, skrapi, hekuri, melamina dhe plehrat bujqësore kanë shifrat më të larta të importeve.