Durrës, 9 shtator 2014 – Policia e Shijakut ka vënë në pranga mbrëmjen e sotme, rreth orës 20.00, një person të shpallur në kërkim, të dënuar nga gjykata me 10 muaj e 25 ditë burg.
Sipas informacioneve policore, në pranga ka rënë shtetasi Gentjan Toçi, 21 vjeç, person me precedentë penalë.
Toçi u arrestua në kuadër të operacionit policor “Në fillim të vjeshtës”, që është përqendruar në goditjen e elementëve kriminalë që operojnë në qytetin e Durrësit dhe rrethina.
Gentjan Toçi, banues në Rrushkull, u kap nga policia pas një ndjekjeje disa minutëshe, që mori fund në fshatin Perlat Sukth.
Personi i ndaluar ishte shpallur në kërkim nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Durrës, pasi Gjykata e rrethit dhe ajo e Apelit e kanë dënuar atë me 10 muaj e 25 ditë burg.
Toçi akuzohet për veprën penale "Mbajtje pa leje e armëve luftarake".
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





