·        Brenda një muaji e 5 ditë thyhet tri herë shkolla e mesme e Thumanës në Krujë. Blutë: Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autor/it/ëve!

DURRËS, 30 nëntor 2014 – Të hënën kanë ndodhur 4 vjedhje me autorë të paidentifikuar, ku objektet nuk ishin vetëm pije dhe cigare.

Drejtoria e policisë e qarkut njofton se të hënën më 29 dhjetor 2014, gjatë natës, kanë ndodhur këto 4 vjedhje:

Në lagjen nr. 14, Shkozet, është thyer dyqani i shtetasit R. G., 51 vjeç, ku i kanë marrë mallra, pije alkoolike dhe cigare me vlerë 300 000 lekë.

Në lagjen nr. 4 ku ankorohen peshkatoret, shtetasit V. B., 58 vjeç, banues në Durrës, i kanë grabitur spirancën e anijes së tij “Erald” (me sa duket, në det nuk dallon kujt i takon ose do të përfundojë për skrap).

Në lagjen nr. 17 Durrës, pranë banesës, shtetasit R. Dh., 30 vjeç, i kanë vjedhur një “Lancia” ngjyrë gri.

Rekordi

Më 29 dhjetor 2014. Në Thumanë të Krujës u thye shkolla e mesme e bashkuar. Nga veprimet e para hetimore është konstatuar se janë marrë 4 monitorë kompjuteri, 3 njësi qendrore, 3 mous-e (“minj”), 3 tastiera, me vlerë gjithsej rreth 70 000 lekë.

Më 14 dhjetor 2014, të dielën, u thye shkolla e mesme në Thumanë, ku është hapur një dritare e katit të parë dhe në katin e tretë u mor një bolierë dushi.

Më 24 nëntor 2014, të hënën u thye shkolla e mesme në Thumanë, ku kanë marrë një bolierë uji, një kompjuter dhe disa karrige.

Në të tri rastet, brenda një muaji e 5 ditë, thuhet se po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit!

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/