DURRËS, 23 mars 2014 –  Po bëhen problem i mprehtë vjedhjet e bagëtive në zonat fshatare, por edhe i gjithfarëlloj sendeve. 

Drejtoria e policisë së shtetit në qarkun Durrës-Krujë njofton se më 22 mars 2014, rreth orës 7.30, paradite, M. Z., 75 vjeç, nga fshati i Fllakës në komunën e Katundit të Ri (dhe jo në Shijak), ka bërë kallëzim se gjatë natës persona të panjohur i kanë vjedhur në kasolle 16 viça e 3 dele.

Më 22 mars 2014, rreth orës 8.30, paradite, M. A., 63 vjeç, nga fshati i Sallmonës në komunën e Xhafzotajt (dhe jo në Shijak), ka bërë kallëzim se gjatë natës persona të panjohur i kanë vjedhur në garazhin e tij një gjenerator 10 kë e sende të tjera.

Po punohet për identifikimin e autorëve, thanë organet e rendit.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/