Policia e Durrësit ka arrestuar 3 persona, pasi janë kapur duke drejtuar makinën në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi.

Ndërkohë në pranga të policisë ka rënë dhe një 30-vjeçar, banues në Durrës, pasi duke drejtuar mjetin është përplasur me një mjet tjetër, e për pasojë janë lënduar 3 persona.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit:

A. R., 44 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur;

Sh. T., 54 vjeç, banues në Shijak, pasi u konstatua duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur;

E. C., 18 vjeç, banues në Fushë-Krujë, pasi u konstatua duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi;

H. Q., 30 vjeç, banues në Durrës, pasi në Shijak, duke drejtuar mjetin tip “Audi” është përplasur me mjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasen E. B. Për pasojë janë lënduar të 2 drejtuesit e mjeteve dhe 1 pasagjere, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.“,- njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.