DURRËS, 19 nëntor 2014 – Drejtoria e policisë së shtetit të qarkut thotë se më 18 nëntor 2014 rreth, orës 9.30 në fshatin Gjepalaj, u gjet një predhë e Luftës së Dytë Botërore. U kërkua ndihma e ekspertëve xhenierë për demontimin e saj. Predha ndodhet ende në terren. Komisariati i Shijakut kreu veprimet e para për sa i përket gjetjes, identifikimit dhe informimit te institucioneve përkatëse.
Momentalisht kjo ngjarje po trajtohet nga strukturat përkatëse në Ministrinë e Punëve të Brendshme.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





