DURRËS, 3 tetor 2014 – Krimi në Durrës merr përmasa të frikshme teksa nuk kursehen as të moshuarit.
Blutë e Durrësit bëjnë fjalë për dy arrestime të ndodhura më 2 tetor 2014, disi me ngarkesë të veçantë.
Gëzim K., 40 vjeç, banues në Gjepalaj, ka dhunuar psikologjikisht e fizikisht për motive të dobëta të atin në moshën 75 vjeç, kështu ka kallëzuar në polici prindi.
Kurse Fiqiri Gjergji, 45 vjeç, banues në Durrës, rreth orës 19.30 të 2 tetorit 2014, pas një konflikti për motive të dobëta në lagjen nr. 3 Durrës, ka goditur me thikë S. B., 85 vjeç, banues në Durrës, duke i shkaktuar dëmtime në kraharor.
I moshuari ndodhet i shtruar në spitalin publik rajonal të Durrësit në gjendje të rëndë shëndetësore.
Gjatë kontrollit në banesë u gjet dhe u sekuestrua një thikë që është përdorur në ngjarje, si dhe një sëpatë.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





