·        Gjen vdekjen 50-vjeçari Zaim Matraçi, arrestohet drejtuesi i veturës, bashkëfshatari i viktimës, Taulant L., 25 vjeç, që u largua nga vendi i aksidentit

DURRËS, 7 shkurt 2014 –  Edhe në rrugët e asfaltuara të fshatrave ndodhin aksidente me pasoja fatale sikurse ka ndodhur në paraditen e 7 shkurtit 2014 në Kstund të Ri të rrethit të Durrësit. Drejtoria e policisë së shtetit për qarkun Durrës-Krujë njofton se në orën 8.00 paradite të 7 shkurtit 2014, në Katundin e Ri,  një“Audi” me targa AA446AS, i drejtuar nga shtetasi Taulant L., 25 vjeç, banues ne Katund i Ri, ka aksidentuar me pasojë vdekje biçikletistin Zaim Matraçi, rreth 50 vjeç, banor i këtij fshati. Pas aksidentit, drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes dhe më pas është bërë shoqërimi i tij për në komisariatin e Shijakut.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/