DURRËS, 22 dhjetor 2014 –  Festat e fundvitit, përveç emigrantëve që vijnë pranë familjes, kanë edhe elementë krimi, sikurse ka ndodhur me një vajzë të re italiane, që ka ardhur në Durrës për të denoncuar ish-dashnorin shqiptar nga Bulqiza.

Drejtoria e policisë së shtetit e qarkut Durrës-Krujë njofton se të dielën, më 21 dhjetor 2014, ora 10.30 paradite, është bërë një kallëzim, disi i rrallë pranë bluve bregdetare. 21-vjeçarja italiane A. M., banuese në qytetin jugor të Avelinos (Avellino), ka denoncuar dashnorin shqiptar, E. GJ., 34 vjeç, banues në qytetin verior të Bulqizës (qarku i Dibrës), i cili i ka vjedhur 600 euro. Kuptohet, për shkak dhe të karakterit disi “ndërkombëtar” të ngjarjes, forcat ligjzbatuese shqiptare të Durrësit kanë filluar procedimin penal në mungesë, duke shpallur në kërkim 34-vjeçarin bulqizak.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/