DURRËS, 14 janar 2015 –  Drejtoria e policisë e qarkut Durrës-Krujë njofton se, të martën, më 13 janar 2015, filloi procedimi penal në mungesë ndaj 44-vjeçarit Artur Istrefi, banues në Durrës, pasi ka bërë kallëzim shtetasja F. M., 45 vjeçe, banuese në Durrës. Rasti është disi i veçantë: kjo grua është ankuar se ka 5 vjet që jeton në Itali.

Para se të ikte në Apenine, femra i ka dhënë faturat e dritave faturistit Istrefi për t’i paguar. Doli se lekët e faturave nuk janë arkëtuar në operatorin e shpërndarjes së energjisë elektrike (OSHEE). Gjatë kësaj kohe, emigrantja është ndëshkuar si debitore me 4 gjoba nga OSHEE-ja.

 /th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/