DURRËS, 17 shkurt 2015 – Drejtoria e policisë së qarkut të Durrësit njofton se të martën, më 17 shkurt 2015, filloi procedimi penal e punohet kapjen e 61-vjeçarit Frrok Kola, me banim në lagjen nr. 9 Durrës. Organet e rendit sqarojnë se u krye një aksion i përbashkët me punonjësit e drejtorisë rajonale të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) në lagjen nr. 6. Blutë thonë se rreth orës 12.00, të hënën, më 16 shkurt 2015, u zbulua se Kola kishte bërë lidhje të paligjshme të energjisë elektrike në pallatin nr. 1989.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





