· Më 23 shkurt 2015, ndaj durrsakut ka bërë kallëzim edhe 41-vjeçari ersekas K. N., të cilit i kishte marrë 9 mijë euro
DURRËS, 26 shkurt 2015 – Drejtoria e policisë e qarkut të Durrësit njofton se të mërkurën, më 25 shkurt 2015, filloi procedimi penal e po punohet për kapjen e 54-vjeçarit Sokol Dajko, banues në Durrës, sepse ka mashtruar, duke u marrë 10 000 euro dy përmetarëve: M. B., 25 vjeç dhe R. M. 34 vjeç. të cilët kanë bërë kallëzim në polici. Dajko u kishte premtuar se do t’u nxirrte dokumente të rregullta për në SHBA. Por rezultoi se ishin dokumente me gjeneralitetet e tyre, por me vula të falsifikuara. U bllokuan dy pasaporta dhe disa dokumente të tjera në gjuhë të huaj. Po punohet për kapjen e tij.
Sikurse ka njoftuar “Dyrrah”-u, më 23 shkurt 2015, ndaj durrsakut ka bërë kallëzim edhe 41-vjeçari K. N., me banim në qytetin e Ersekës, të cilit i kishte marrë 9 mijë euro.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





