Raporti mujor Prill 2019, në Autoritetin Portual Durrës, numëron 44 mijë pasagjerë dhe 14 mijë automjete që janë përpunuar në portin më të madh në vend.
Numri më i lartë i udhëtarëve ka qenë në hyrje me 22.151 pasagjerë dhe 4.583 autovetura.
Tragetet e linjave Durrës-Bari/Ankona janë shfrytëzuar nga 21.551 qyetetarë të huaj dhe vendas, të cilët kanë dalë nga vendi ynë nëpërmjet Portit detar më të madh në Shqipëri.
"Gjatë 1 mujorit, tragetet kanë transportuar 6.291 kamionë dhe trailerë me mallra import/eksporti. Numri më i lartë i hyrje-daljeve regjistrohet kryesisht përgjatë fundjavave. Shpejtësia dhe efikasiteti në përpunim ka shmangur vonesat për qytetarët",– njofton APD.





