DURRËS, 21 qershor 2014 –  Nga 8 anije në përpunim në portin e Durrësit, të shtunën, më 21 qershor 2014, gjashtë prej tyre ngarkojnë mbi 36 mijë tonë mallra për eksport.

Sipas raportit ditor për anijet e transportit më 21 qershor 2014, ora 10:12 (shih tabelën dhe hartën), në portin e Durrësit ndodhen në përpunim 8 anije.

Bie në sy 6 prej tyre ngarkojnë dy mallra kryesore eksporti shqiptar: krom dhe çimento.

Kështu në kalatën 11 të Terminalit Lindor po ngarkohen 15 mijë tonë mineral kromi në anijen  Pine 6, ndërkohë në radë, që ka mbërritur në mesnatën e 21 qershorit 2014, bëhet gati për të ngarkuar anija  Saadet  2 900 tonë krom në kalatën 10; gjithsej  rreth 18 mijë tonë mineral.

Në kalatën 1 po ngarkon 2 600 tonë çimento të paambalazhuar anija  Edro IV; kurse në radë nisen për ngarkim edhe tri anije të tjera për çimento të ambalazhuar:  Loyga  (mbërritur më 14 qershor 2014) për 5 800 tonë në kalatën 5,  Lady Eman  (mbërritur më 16 qershor 2014) për 5 800 tonë në kalatën 2  dhe  Amal  (mbërritur më 19 qershor 2014) në kalatën 2 për 4 mijë tonë, gjithsej 18 200 tonë “bukë” ndërtimi.

Kështu e shtuna shënon shifrën e mbi 36 mijë tonë mallra për jashtë shtetit.

Me mallra importi janë vetëm dy anije:  Perelik  me 11000 tonë qymyr që po shkarkohet në kalatën 10 të Terminalit Lindor dhe  Frojdi III  që do të shkarkohet në kalatën 2 me mbi 900 tonë ushqimore.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/