DURRËS, 17 tetor 2013 – Në pranga shoferi tiranas i kamionit, i cili aksidentoi tek “Elda” dy durrsakë: një me vdekje dhe një me plagosje. Drejtoria e policisë së shtetit për qarkun e Durrësit njoftoi se më 16 tetor 2013, ora 24.00, u arrestua në flagrancë 60-vjeçari H. L. banues në Tiranë. Rreth orës 17.00, në segmentin rrugor Durrës-Tiranë, në afërsi të pikës së karburantit “Elda, duke drejtuar kamionin Benz me targa TR4057L, u përplas po me një Benz, veturë, me targa AMG, qe drejtohej nga 32-vjeçari Stilian Mullaj, banues në lagjen nr. 18 Durrës. Për pasojë, ka gjetur vdekjen drejtuesi i veturës, si dhe është plagosur rëndë 36-vjeçari K. Nanushi, banues ne lagjen po nga lagja nr. 18, i cili ishte pasagjer në veturë. I plagosuri ndodhet nën trajtim mjekësor në spitalin rajonal Durrës. Lidhur me ngjarjen u kryen veprimet e para hetimore dhe aktualisht vijon puna për saktësimin e shkaqeve të këtij aksidenti.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/